Harper sfidon gardërobën e nënës së saj Victoria

23/11/2011 20:20

Vajza 4-muajshe e David dhe Victoria Beckham, Harper, është pa dyshim një prej fëmijëve më të fotografuar ndonjëherë në histori.

Me dy prindër kaq të famshëm, që më në fund arritën të lindnin një vajzë pas tre djemve, një interesim i tillë ishte i pritshëm. Megjithatë, diçka që bie në sy menjëherë është fakti që në të gjitha paraqitjet e saj publike, Harperi nuk është shfaqur asnjëherë e veshur njësoj.

Ndonëse vetëm katër muajshe, ajo ka një gardërobë të konkurrueshme me atë të nënës së saj, e cila në këtë fushë, zotëron pa dyshim një vend në “top-listën” botërore.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel