
Robert Kúbica nuk do të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2012 në Formula 1. Lajmi konfirmohet nga vetë drejtuesit e “Lotus Reno” nëpërmjet një komunikate për shtyp duke theksuar se polakut i duhet ende kohë që të riaftësohet plotësisht nga dëmtimi i pësuar nga aksidenti i rëndë në Rally të Andorës.
‘Pavarësisht nga ecuria pozitive ne fazen e riaftësimit, është akoma shpejt për të parashikuar kthimin e Kubicës në garat e Formula 1. Ne jemi të gatshëm që ta ndihmojmë në këtë proces dhe e kemi gati një makinë testesh për të”, lexohet në komunikatën e Lotus.
Ndërkohë edhe vetë Kubica deklaroi se nuk është ende gati për t’u rikthyer në garat e Formula 1 dhe për këtë ai vuri në dijeni edhe drejtuesit e “Lotus Reno”.
‘Edhe pse punova shumë në javët e fundit, arrita në përfundimin se nuk jam i sigurt nëse do të jem në gjendje të garoj në 2012. Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por dhe më e arsyeshmja. Përsa i përket riaftësimit tim, edhe pse jam përmirësuar ndjeshëm, kam ende nevojë për kohë për t’u kthyer në 100 % të formës sime”, tha Kubica.
Top Channel