Dështon gjyqi për Tufën, shtyhet “Gërdeci”

23/11/2011 16:50

Mosformimi i trupit gjykues ka bërë të dështojë seanca gjyqësore ndaj Lavdërim Tufës, ku ishte parashikuar dhënia e vendimit përfundimtar ndaj të pandehurit.

Lavdërim Tufa rigjykohet në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e Fatmir Ramës, ose sic njihej ndryshe “Miri i Xhikës”. Në gjykimin e parë Tufa u dënua me burgim të përjetshëm, por ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Lartë e cila urdhëroi rigjykimin e cështjes.

Edhe pas rigjykimit, organi i akuzës kërkoi sërish dënimin e Lavdërim Tufës me burgim të përjetshëm.

Shtyhet “Gërdeci”

Sakaq po në Gjykatën e Tiranës ka dështuar seanca e radhës gjyqësore ndaj 29 të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit. Shkak i shtyerjes janë bërë mungesat e disa avokatëve mbrojtës.

Ky proces ndodhet në fazën e konkluzioneve përfundimtare të avokatëve mbrojtës, ndërsa deri më tani janë lexuar konkluzionet përfundimtare të avokatit të të pandehurit Sokol Ngjeci.

Top Channel