Barlow kritikon muzikën e sotme

23/11/2011 14:45

Gary Barlow, lideri i grupit Take That, nuk do lejojë që tre fëmijët e tij (11, 9 dhe 2 vjeç) të dëgjojnë këngët e grupit Black Eyed Peas deri sa të jenë në moshë madhore.

Arsyeja e kësaj censure është se këngëtari britanik mendon se tekstet e këngëve të tyre janë “të pista”.

Barlow është i shqetësuar për atë që ekspertët e kanë cilësuar si “seksualizimi i të miturve” nëpërmjet muzikës, videoklipeve dhe evenimenteve të tjera artistike.

“Po qëndroja një ditë në shtëpi dhe televizori ishte tek një kanal televiziv muzikor. Mu desh të ndryshoja kanal sepse vajza ime 9-vjeçare ishte aty. Nuk jam fanatik, por mendoj se disa imazhe nuk janë aspak të përshtatshme për fëmijët”, thekson këngëtari.

Top Channel