Incident diplomatike në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon ceremoninë për të shmangur përplasjen
Tre partitë kryesore të Tunizisë kanë vendosur se kush do të mbajë postet kryesore në qeverinë e koalicionit.
Hamadi Jebali, nga partia islamike Enahda, do të jetë kryeministër, Moncef Marzouki nga Kongresi i Republikës do të jetë president, ndërsa Mustafa Ben Jaafar do të jetë kryetar i Parlamentit.
Enahda fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar, që ishin dhe zgjedhjet e para të lira që u zhvilluan që nga rënia e presidentit Ben Ali në janar, pas 23 vitesh në pushtet.
Rrëzimi i Ben Ali nga posti i kreut të shtetit ishte e para nga vala e protestave popullore që përfshinë Lindjen e Mesme dhe që sollën një rotacion politik në rajon.
Rezultatet zyrtare tregonin se partia islamike e moderuar, Enahda, mori 89 vende në Parlamentin me 217 vende, Kongresi i Republikës mori 29, ndërsa partia e qendrës së djathtë Etakatol 21.
Parlamenti është ngarkuar ndërkohë me detyrën e hartimit të kushtetutës. Ai pritet të mblidhet më vonë gjatë së martës për të konfirmuar marrëveshjen për ndarjen e posteve.
“Ne kemi një marrëveshje për të organizuar zgjedhjet për një periudhë më të shkurtër se një vit”, deklaroi Nourdine Bhiri, zëdhënës i Enahdas.
Emërimet do të kërkojnë aprovimin e asamblesë kushtetuese. Tre liderët kanë një histori opozite ndaj regjimit të ish-presidentit Ben Ali.
Top Channel