Takimi i pakëndshëm Hamilton-Scherzinger

22/11/2011 17:25

Disa javë pas ndarjes së tyre pas katër vitesh, Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton rikthehen të takohen… pothuajse si dy të panjohur.

Shtypi britanik publikoi disa fotografi të takimit të ndodhur ditën e martë në një park në Los Anxhelos, me këngëtaren që i jep një përqafim të ndjerë, ndërsa piloti i Formulës 1 as që i nxjerr duart nga xhepi.

Duket se takimi u kërkua prej Nicole, në një tentativë për të thyer akullin midis të dyve, por 26-vjeçari nuk e pa asnjëherë në sy gjatë bisedës që zgjati gjysmë ore. Hamilton mbante sytë të ngulur gjatë të gjithë kohës në një pikë fikse në trotuar.

Fotografët mundën të regjistronin në aparatet e tyre edhe disa minuta të sikletshme dhe të gjata heshtjeje. Sipas asaj që kanë shkruar mediat rozë, ishte Nicole ajo që kërkoi ndarjen në tetor, pas refuzimit të radhës së Hamiltonit për të formuar menjëherë një familje.

FOTO GALERI
1/2
Hamilton shmang kontaktin viziv me ish-te dashuren e tij

Top Channel