Mary J. Blige publikon albumin e ri

22/11/2011 00:00

Fansat e këngëtares Mary J. Blige adhurojnë kur ajo vuan! Arsyeja? Sepse
kushdo adhuron këngët e saj që flasin për zemra të thyera, vuajtje dhe
gjithfarë tjetër.

Triumfit ajo i këndon fare pak. Ca më pak i këndon edhe një drite shprese në jetën e saj. Kjo ndodh prej kohës kur ajo vuante nga varësia prej drogës, ishte në depresion dhe kaloi një raport tepër abuziv. Tani asgjë nga këto nuk është më pjesë e jetës së saj, ama muzika që ajo bën është përherë e lidhur me këto fenomene dhe këngëtarja Mary J. Blige është në fazën e një ekzaminimi që po i bën jetës së saj duke marrë anët më pozitive.

E kjo mund të vërehet fare qartë në albumin e saj më të fundit “My Life II…! The Journey Continues”.

“Ka kaq shumë shërim për këdo në këto këngë, në këtë album-rrëfen këngëtarja kur flet për gjithçka gjendet në “My Life”.- Çdo ditë që shkon ne ndërgjegjësohemi për atë që kemi kaluar dhe kuptojmë shumë edhe tani. Kuptojmë arsyet pse ndodh shumeçka, pse njerëzit bëjnë keq dhe pse të tjerët lënë që jetët e tyre të ndikohen aq shumë duke shkatërruar shpesh edhe jetët e tyre. Por duhet të them se në fund nëse mbijeton, arrin të jesh e fortë dhe të kesh një jetë shumë më të mirë”.
 
Singëlli i parë i albumit “25/8” është duke kryesuar në klasifikimet e muzikës R&B, fusha të cilat lehtësisht janë dominuar nga artistë më të rinj por shumë më prezent së fundmi si Beyonce, Jay-Z apo Kanye Ëest. Megjithatë, këngëtarja emblematike e muzikës R&B, Mary J. Blige nuk shqetësohet aspak madje as ndjehet e kërcënuar nga kjo lloj konkurrence pasi përherë ka ditur të bëjë diferencën.

Megjithatë, sikundër ka theksuar Blige, ajo di të mbajë veshët hapur dhe të reagojë pasi ka mësuar që nuk duhet të qëndrojë pasive dhe nuk ka dëshirë të përballet me të papriturat.

Deri më tani këngëtarja ka mundur të shesë mëse 50 milionë albume në të gjithë botën, çka lë të kuptohet se ajo e di mirë që fansat duan të dëgjojnë. E meqë albumi i saj shënon veç të tjerash “Akti i parë” do të thotë se në vitet në vijim do të vijnë aktet e tjera të jetës së saj.

Top Channel