" /> ">

Lista e zezë e avionëve

22/11/2011 00:00

Bashkimi Europian publikoi sot të ashtuquajturën “Listë të Zezë”, ku
renditen kompanite ajrore që nuk lejohen të operojnë në territorin
europian. Shqipëria i shpëton përfshirjes në të, kësaj here.

“Kemi nje seri vendimesh te rendesishme, per te cilat dua te terheq vemendjen tuaj. Pike se pari ne lidhje me Rusine dhe Shqiperine. Ne rastet e ketyre dy vendeve, pas kontakteve intensive, te dyja, Rusia dhe Shqiperia, moren vendime te shpejta, per te ndaluar vete kompanite ajrore, te cilat ne rast te kundert do te ishin ndaluar te operonin ne nivelin europian. Ne lidhje me Shqiperine ka disa vendime te rendesishme qe autoritetet shqiptare kane ushtruar mbi te gjithe floten shqiptare te Albanian Airlines dhe ka edhe disa kufizime te zbatuara ndaj Belle Air”, tha Helen Kearns, zëdhënëse e KE-së për Transportin.

Dy jave me pare, perpara se te vendosej perfundimisht perfshirja ose jo ne listen e zeze, autoritetet shqiptare raportuan ne Bruksel dhe u angazhuan per te marre disa masa, cfare shmangu rrezikun per te denuar kompanite ajrore te certifikuara nga Shqiperia.  Ashtu sic ishte njoftuar me pare ne Top Channel shqetesimet e Komisionit Europian lidhen jo vetem me standardet e sigurise nga transportuesit ajrore, por dhe me vete funksionimin e autoriteteve shqipetare te Mbikqyrjes dhe Aviacionit Civil, ku nevojitet personel i kualifikuar.

“Komisioni dhe Komiteti i Sgurise Ajrore u shqetesuan shume me performancen e kompanive ajrore shqiptare dhe me autoritetet perkatese. Ne vijim te angazhimit nga autoritetet shqiptare per punesim me kohe te plote te nje personeli te kualifikuar, per te siguruar mbikëqyrjen e vazhdueshme te kompanive ajrore nen autoritetin e tyre rregullator dhe te shoqeruara nga zbatimi i masave shume te forta – terheqjen e certifikates se operatorit ajror Albanian Airlines dhe heqja e nje aeroplani nga Belle Air- Komiteti i sigurise Ajrore mbeshteti me unanimitet propozimin e Komisionit per t’u permbajtur ndaj cdo lloj mase. Vendet anëtare dhe ne vecanti Italia, thuhet në dokument,- kane pranuar te forcojne me tej bashkepunimin e tyre te vazhdueshem me Shqiperine, duke ofruar ndihme teknike qe fokusohet ne permiresimin e mbikqyrjes.”

E ashtuquajtura “liste e zeze” freskohet te pakten cdo 3 muaj. Kjo eshte lista e 18 dhe perfshin 273 kompani te njohura ajrore nga 21 vende te ndryshme si Afganistan, Kongo, Indonezi, Mozambik, Filipine, Sudan, Kazakistan, te cilave u ndalohet plotesisht qe te operojne ne Bashkimin Europian.  E njejta liste numeron dhe 11 kompani te tjera nga Iran, Madagaskar, Jordani, Gana, etj te cilat kushtezohen per te operuar vetem me avionet e permendur, te cilet permbushin standardet e sigurise sipas autoriteteve europiane.

Pergatiti Arta Tozaj

Top Channel