Jemen, Saleh: Gati të dal nga skena

22/11/2011 00:00

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka pranuar të firmosë planin e
propozuar nga vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Plani në fjalë parashikon daljen e tij nga skena dhe transferimin e kompetencave tek zëvendësi i presidentit, në marrëveshje me opozitën.

Lajmin e bën të ditur pikërisht kjo e fundit, e cila saktëson se firmosja e marrëveshjes pritet të bëhet gjatë së martës.

Veprimi i Saleh vjen pas muajsh të tëra protestash të dhunshme, që e kanë cuar vendin në prag të lufts civile.

Muajin e kaluar Saleh njoftoi pranimin e rezolutës së OKB-së që i sugjeronte atij miratimin e një plani për transferimin e pushtetit.

Në fillim ai nuk u shpreh shumë i gatshëm për të hequr dorë, por duket se së fundmi po ndryshon mendje, sidomos pas ngjarjeve në Libi dhe presioneve në rritje të Perëndimit.


Protestat në Jemen kanë vijuar edhe këtë muaj
, të shoqëruara me përleshje dhe akte dhune, ndonëse me intensitet më të ulët.

Top Channel