Irina mbulohet me diamantë

22/11/2011 21:30

Irina Shayk është bërë shumë e njohur jo vetëm për linjat e saj, por edhe për shkak të lidhjes me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Modelja ruse është përzgjedhur për kopertinën e numrit të radhës të revistës spanjolle ‘Elle’ dhe ka pozuar e mbuluar me 3500 diamantë Swarovski.

Revista ‘Elle’ e ka kthyer në traditë tashmë pozimin me diamante Swarovski në këtë periudhë të vitit.

Shumë personazhe të tjera si Paula Echevarría, Mónica Cruz dhe Elsa Pataky kanë qenë protagoniste në numrat e kësaj reviste duke pozuar nudo, të mbuluara vetëm me gurët e çmuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel