Situata e femrave në botën kinematografike nuk është aspak drejt përmirësimit. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, rolet e rëndësishme në ekranin e madh në shumicën e rasteve i besohen meshkujve.

Vetëm në 32% të tyre personazhi kryesor i filmit është një femër.

Studimi ka marrë për bazë filmat e prodhuar në vitin 2009 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në 68% të këtyre filmave meshkujt janë personazhet kryesorë.

Gjithashtu ky studim vë në dukje klishetë që vazhdojnë të jenë shumë të pranishme në kinema. Të gjitha aktoret hollivudiane tërheqin publikun mashkullor me veshje tunduese, skenat me bikini dhe ato nudo. Kjo gjë lidhet edhe me faktin se vetëm 3.6 % të regjisorëve janë femra.

Top Channel