Frank Sinatra, yll pornoje?

22/11/2011 15:25

Në vitin 1934, në mes të problemeve të shumta ekonomike, Frank Sinatra pranoi të merrte pjesë në një film pornografik.

Këngëtari dhe aktori i famshëm amerikan fitoi 100 dollarë nga ky film, por kaloi pjesën tjetër të jetës i penduar që ishte pjesë e tij. Kështu bën të ditur ‘The Boudoir Singer’, një biografi e Darwin Porter, i cili e ka marrë këtë informacion nga aktori britanik Peter Lawford.

Lawford, së bashku me Dean Martin dhe Sammy Davis kanë qenë tre shokët e Sinatrës në botën e kinemasë në vitet ’50-’60. Sipas tij, në vitin 1934 Sinatra kishte probleme të mëdha ekonomike dhe dikush i sugjeroi të luante në një film pornografik kur ishte vetëm 19 vjeç. Sinatra pranoi dhe mori 100 dollarë në projektin me titull ‘The Masked Bandit’.

Porter, në deklarata për ‘The Daily Mail’, thekson se vetëm Lawford dhe Sinatra kanë qenë në dijeni të këtij filmi dhe kur disa vite më vonë dikush u mundua të bënte një listë me yjet e Hollivudit që kishin qenë aktorë pornografie, Sinatra arriti që emri i tij të mos dilte falë njohjeve me persona që kishin lidhje me mafian.

Frank Sinatra ka ndërruar jetë në 14 maj të vitit 1998, në moshën 73-vjeçare.

Top Channel