Francë, shuhet e veja e Francois Mitterrand

22/11/2011 00:00

Danielle Mitterrand, e veja e ish-presidentit francez Francois Mitterrand, ka vdekur në moshën 87-vjecare.

Zonja Mitterrand u shua në shtratin e spitalit Georges-Pompidou në Paris, ku ishte shtruar që prej ditës së premte për shkak të disa problemeve.

Ajo ndërroi jetë në orën 02:00 të së martës, pasi kishte hyrë në koma artificiale, raporton agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

Francois Mitterrand udhëhoqi Partinë Socialiste të Francës dhe shërbeu si president për dy mandate, nga viti 1981 në 1995.

E konsideruar heroinë e rezistencës dhe figurë e humanizmit, Danielle nuk e ka pëlqyer kurrë rolin tradicional të zonjës së parë të Francës.

Edhe pse shpesh herë shprehte mbështetjen për kurdët, tibetianët, apo liderin kubanez Fidel Castro, kauzat që ajo ka mbrojtur me përkushtim janë të shumta.

E lindur në qytetin lindor të Verdunit, ajo u bashkua me Rezistencën si infermiere, kur ishte vetëm 17 vjec dhe kur trupat gjermane kishin pushtuar shumicën e Francës në vitin 1940.

Më 27 tetor 1944, ajo u martua me Francois Mitterrand, atëherë një anëtar i rëndësishëm i Rezistencës, të cilin e njohu kur jetonte në arrati nga Gestapoja. Cifti kishte dy djem, Gilbert dhe Jean Christophe.

Top Channel