Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi

22/11/2011 21:50

Dy muaj nga vdekja e gjykatësit Skërdilajd Konomi, viktimë e një atentati me bombë në mesin e qytetit të Vlorës, familja e të ndjerit reagoi gjatë mbrëmjes së të martës, nëpërmjet një letre të hapur për mediat.

Në letër, veçohej fakti se ende nuk është bërë drejtësi për një prej vrasjeve mafioze më tronditëse të ndodhur në vendin tonë, ndërsa denoncohej “pazari” që po kryhet me pronat e familjes, i cili është një prej arsyeve të dyshuara të atentatit.

“Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vrasja dhe hetimet s’kanë arritur asnjë rezultat. Çdo ditë që kalon na duket sikur na largon më shumë nga e vërteta dhe për momentin, nuk na është dhënë asnjë shpresë që ngjarja mund të zbardhet”, shkruhej në letër.

“Në Shqipëri nuk zbatohet as vendimi i Gjykatës së Lartë. Institucionet nuk kanë pranuar dokumentet tona të njohura nga instanca më e lartë e drejtësisë dhe po ndeshim në shumë vështirësi për të marrë në zotërim pronat që na takojnë me ligj”, shtonte familja.

Rreth vrasjes së gjykatësit Konomi shprehej shqetësim edhe në një raport të Bashkimit Europian, të publikuar një javë më parë. Në të konsiderohej si shqetësues tendenca e rritjes së “vrasjeve të mirëorganizuara mafioze” në Shqipëri. Gjatë vitit, asnjë prej disa rasteve të tilla nuk është zbuluar nga forcat e rendit.

Ne vazhdim, mund të lexoni tekstin e plotë të letrës së hapur për mediat

Te nderuar gazetare,
 
Me ane te kesaj letre, Familja Konomi deshiron t’ju perditesoje me zhvillimet e fundit ne lidhje me ceshtjen akoma te hapur te vrasjes se familjarit tone te dashur dhe njekohesisht edhe te procesit te hipotekimit te pronave.
Kane kaluar me shume se  dy muaj nga vrasja e Skerdilajdit, nje funksionar i larte i shtetit shqiptar, e megjithate familjes nuk i eshte transmetuar asnje rezultat shpresedhenes. Jemi te ndergjegjshem qe hetimet kane kohen e tyre,  por megjithate pas cdo dite qe kalon na duket sikur largohemi nga e verteta.
Kjo ide perforcohet edhe me shume ndersa perballemi me veshtiresi te shumellojshme dhe te panatyrshme ne perpjekjet tona per te hipotekuar pronat qe na perkasin me ligj, procedura te cilat zvarriten deri ne piken e skadences se cdo afati ligjor. Si eshte e mundur qe ne Shqiperi nuk zbatohet as vendimi i Gjykates se Larte? Nuk e kuptojme pse-ne?  Kush fshihet pas kesaj? Pse shteti vete na nxjerr pengesa? Nuk e kuptojme pse Drejtoria Rajonale e Hipotekave ne Durres dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hipotekave nuk duan te firmosin dokumentat te cilat jane te rregullta ligjerisht dhe te njohura edhe nga Gjykata e Larte. A nuk eshte ky nje shembull i pashoq i abuzimit me pushtetin, ne nje kohe qe dokumentet e pales kundershtuese rezultuan se ishin totalisht te falsifikuara, ndonese te regjistruara edhe ne institucione si Arkiva e Shtetit? Avokatura e shtetit dhe gjykatat vazhdojne gjyqe mbi keto dokumente false te pales kundershtare, ndersa perpjekjet tona per hipotekim kane deshtuar dy here deri tani.
Te thyer nga dhimbja e humbjes se njeriut tone te dashur, por edhe te indinjuar nga mungesa e seriozitetit dhe transparences se organeve kompetente, Familja  Konomi  e ka cdo dite e me te veshtire te besoje qe jetojme ne nje vend ku mbreteron e verteta dhe ligji e jo mashtrimi dhe mafia. Cdo dite e me pak e ndjejme mbeshtetjen ligjore qe i takon cdo individi ne menyre te barabarte.
Kerkesa jone per median, si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar, ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtesia.
 
Faleminderit,
Familja Konomi

Top Channel