Lopez këndon për të bërë xheloz të dashurin

21/11/2011 17:05

Nëse Jennifer Lopez dëshironte të vidhte skenën e “American Music Awards”, pa dyshim që ia doli mbanë.

Në një ditë kur midis të ftuarve figuronin emrat e yjeve si Christina Aguilera, Justin Bieber, David Guetta, Nicki Minaj, Chris Brown apo Katy Perry, paraqitja e portorikanes ishte më shpërthyesja nga të gjitha.

Kënga e saj “On the floor”, një bashkëpunim me reperin “Pitbull”, e gërshetuar me efekte të veçanta skenike, ishte ajo që fitoi ovacionet dhe brohorimat më të mëdha të të pranishmëve.

Ndërkohë, paraqitjet e saj seksi duket se mbartnin edhe një nënteks. Vetëm disa ditë pasi u publikuan detajet e një lidhjeje të përfolur me Casper Smart, balerinin e trupës së saj, Lopez dukej sikur ishte më e interesuar të bënte xheloz të dashurin, se sa për vetë paraqitjen e saj përpara publikut.

Në dy këngët që këndoi, në fakt, kontakti i saj trupor dhe lëvizjet ishin shumë më sensuale kur në skenë vështrohej nga Smart.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA