Pjesëmarrja në ballot e ushtarakëve është shndërruar në një tendencë të vërtetë të kohës për yjet amerikane të spektaklit.
Pasi Justin Timberlake dhe Kristin Cavallari kanë marrë pjesë së fundmi në këto shfaqje, edhe aktorja Mila Kunis i bashkohet atyre. Megjithatë, ajo nuk e bëri këtë për patriotizëm, por për shkak të dashurisë.
Midis të pranishmëve ishte edhe i dashuri i saj, rreshteri Scot Moore, i sapo mbërritur në vend pas shtatë muajve të kaluar në Afganistan.
Ylli i “Black Swan” magjepsi të gjithë të pranishmit, që përfituan të shumtë nga miqësia me Moore, për t’i marrë autografe aktores. Kunis mbërriti në ballo me një veshje elegante, me një fustan të zi të ngjitur pas trupit dhe flokët e kapura pas.
Top Channel