Kate Winslet, e mrekullueshme në Paris

21/11/2011 12:05

Kate Winslet është shfaqur me të njëjtin stil të “suksesshëm” fustani si në muajin shtator në festivalin e Venecias mbrëmjen e djeshme në Paris.

Aktorja britanike pozoi në tapetin e kuq në premierën e filmit ‘Carnage’ në Francë me ndryshimin e vetëm se fustani nga Stella McCartney kësaj radhe ishte i kuq.

Në premierën e ‘Carnage’ ishin të pranishëm edhe aktori amerikan John C. Reilly dhe regjizori Roman Polanski.

Jodie Foster dhe Christopher Waltz, protagonistët e tjerë të filmit, nuk ishin të pranishëm në premierën franceze.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel