Familja Beckham, drejt zhvendosjes në Paris

21/11/2011 17:40

Pas Mançesterit, Madridit dhe Los Anxhelosit, familja Beckham duket se do të zhvendoset tani në “kryeqytetin” e modës dhe kulturës europiane, në Paris.

Ditën e dielë, 36-vjeçari David festoi me skuadrën e tij të Los Anxhelos Galaksisë, fitimin e titullit të parë kampion në SHBA. Ky ishte një fund i ndritur pas pesë vitesh, që shënojnë edhe fundin e kontratës së ish-kapitenit të kombëtares angleze.

Ndonëse në tokën amerikane David dhe Victoria kanë kaluar një etapë të lumtur në jetën e tyre, ambiciet e të dyve i çojnë drejt Parisit.

Beckham është duke negociuar një kontratë me klubin e Paris SG, të drejtuar nga një sheik miliarder, i dashuruar pas finesës së anglezit në lojë. Nga ana e saj, Victoria dëshiron të themelojë një linjë të re veshjes konsideron kryeqytetin francez si vendin e duhur për ta bërë këtë.

Një burim pranë çiftit, bëri me dije se David dhe Victoria kanë nisur të kërkojnë një shtëpi të denjë për ta në Paris, ndërsa po bëjnë planet e zhvendosjes.

Top Channel