American Music Awards, triumfon Taylor Swift

21/11/2011 09:10

Këngëtarja amerikane e muzikës country, Taylor Swift, është fituesja e madhe e American Music Awards që është zhvilluar ditën e dielë në Nokia Theatre të Los Angeles.

Taylor Swift ka marrë çmimin e artistes së vitit, interpretueses më të mirë country dhe albumit më të mirë country me “Speak Now”.

Këngëtarja britanike Adele, 23 vjeç, e cila mungonte për shkak të problemeve të saj me kordat vokale ka fituar tre çmime: interpretuesja më e mirë pop/rock, artistja më e mirë bashkëkohore dhe albumi më i mirë pop/rock me “21”.

Në kategorinë R&B, çmimi për interpretuesen më të mirë shkoi për Beyonce, ndërsa Rihanna fitoi atë të albumit më të mirë R&B me “Loud”.

Jennifer Lopez u shpall artistja më e mirë hispanike.

 

Top Channel