Suksesi i Armando Kllogjerit

20/11/2011 00:00

Vepra Rigoletto e Verdit mbylli sezonin lirik 2011 të Fondacionit Arena në Teatrin Filarmonik të Veronës.

Një nga rolet kryesore, Duka i Mantovës, i është besuar tenorit shqiptar Armaldo Kllogjeri, rol që ai e kishte interpretuar edhe në sezonin 2009-2010 ne Teatrin Carlo Felice të Xhenovës.

Publiku dhe kritika, që e mirëpritën në këtë rol tanimë të konsoliduar për të, kanë vlerësuar talentin, por edhe përgatitjen e lartë profesionale të Kllogjerit.

Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas ka perfeksionuar teknikën nën drejtimin e Burhan Spahiut dhe të sopranos Katia Ricciarelli.

I drejtuar nga regjizorë si Massimo Ranieri apo dirigjentë si Andrè Bernard, tenori shqiptar ka arritur të alternojë aktivitetin e tij në Shqipëri dhe jashtë saj me role të rëndësishme tek Traviata apo Tosca.  

Rigoletto, ajo që Verdi e konsideronte veprën e tij më të mirë, u vu në skenë në Teatrin Filarmonik të Veronës me një frymë moderne dhe me dëshirën për të afruar me operën edhe një publik të rinjsh.

Top Channel