“Breaking Dawn”, në Tiranë

20/11/2011 00:00

“Breaking Dawn”, pjesa e parë e episodit të katërt të sagës “Twilight” ka dalë këtë fundjavë në sallat e kinemave botërore, përfshirë edhe ato të rrjetit Imperial në Tiranë.

Ishin miliona adhuruesit që prisnin me padurim se si do të vazhdonte historia e dashurisë mes humanes Bella Swan, interpretuar nga Kristen Stewart, dhe vampirit të mirë Edward Cullen, që luhet nga Robert Pattinson.

Këtë e konfirmuan dhe shifrat e parave të mbledhura nga biletat e shitura në SHBA: 73.5 milion dollarë vetëm të premten, ndërkohë që edhe në vendin tonë ka  një boom shikueshmerie.

Në fakt, saga e “Twilight”, bazuar në librat e Stepheny Meyer, sipas statistikave ka ndikuar ndjeshëm vitet e fundit në terheqjen e vëmendjes së publikut ndaj cdo lloj fantazie që ka të bëjë me vampirët, përfshirë këtu filma, parodi apo libra të dedikuar atyre.

Lidhja e dy personazheve kryesorë është plot romancë e pasion por edhe e mbushur me vështirësi, të cilat nuk i ndalin dy të dashuruarit. Të gjithë ingredientet e duhur për të apasionuar publikun, i cili ndër vite ka pritur me besnikëri penën e shkrimtares Meyer dhe realizimin filmik më pas.

Në pjesën e parë të “Breaking Dawn”,  me regji të Bill Condon,  Bella dhe Edëard martohen, ndërkohë që Jacob, i dashuruar me Bellën sigurisht vuan zgjedhjen e saj.

Humania mbetet shtatzënë me vampirin, por cështja është nëse do të arrijë të lindë dhe nëse do të shndërrohet edhe ajo vetë në vampire, për të jetuar e lumtur me Edwardin e saj.

Top Channel