Rikthehet Arnold Schwarzenegger

19/11/2011 11:15

Arnold Schwarzenegger i dha lamtumirën karrierës kinematografike kur u bë guvernatori i Kalifornisë, por tashmë ai është rikthyersi më parë dhe plagët e vërtetojnë këtë gjë.

Aktori veteran i filmave aksion postoi në Twitter një foto të tijën pas përfundimit të ditës së xhirimeve të filmit ‘The Last Stand’, ku duket balli i gjakosur.

“Gjërat shkuan pak keq në sheshxhirim, por falë stafit mjekësor isha sërish gati për të vazhduar punën”, shkroi protagonisti i ‘Terminator’.

Ende nuk dihet se si u shkaktua plaga. Skenat e filmit ‘The Last Stand’, që tregon historinë e një sherifi të një qyteti të vogël (roli që interpreton Schëarzenegger), po xhirohen në Albuquerque, New Mexico.

Top Channel