Clooney kandidat për rolin e Jobs

19/11/2011 14:15

George Clooney është një nga kandidatët për të interpretuar Steve Jobs në filmin biografik për themeluesin e Apple, që do të nisë xhirimet në vitin e ardhshëm.

Steve Jobs ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga kanceri në pankreas.

Sipas revistës ‘Now’, aktori 50-vjeçari është në “luftë” me Noah Wyle për këtë rol.

Clooney dhe Wyle kanë interpretuar së bashku në serialin ‘ER’ që ka marrë 23 çmime Emmy.

Top Channel