" /> ">

Pas një dekade New York-u rrezikon përmbytjen

18/11/2011 00:00

“The Perfekt Storm”, stuhia perfekte që përmbyt New York-un, është një
ndër subjektet e preferuara të filmave hollivudiane të fantashkencës.

Por skenari apokaliptik mund te mos jete thjesht pjelle e fantazise kinematografike. Një studim i realizuar nga kerkues shkencore te universitetit te Columbia-s me kerkese te autoritetit New York-ez të Energjise dhe Zhvillimit, del ne perfundimin se nje stuhi e tille e përbindshme do të fundosë New York-un pas një dekade.

Arsyeja: Ngrohja globale dhe pasojat e saj qe do te cojne ne ngritjen e nivelit te detit. Qyteti qe nuk fle kurre mund te mbulohet nga uji pas 10 vjetesh, sapo mbi te te perplaset nje furtune madhore. I njejti studim fton autoritetet te marrin qe tani masat e nevojshme per shmangien e nje tragjedie te ardhshme.

Raporti prej 600 faqesh eshte pak te thuash drastik. Ai le te kuptohet se New York-ezët duhet te fillojne te pajtohen me idene se vitet ne vazhdim, stina e veres do te jete me e nxehte, dimrat me te ftohte e me shume debore dhe mbi te gjitha, permbytjet do te kene pasoja shkaterruese mbi ambientin dhe komunitetet, qe jetojne ne kryeqendren ekonomike te Shteteve te Bashkuara.

“Brenda me pak se nje ore,- thuhet ne raport,- nje e treta e rrugeve te New York-ut do te pushtohen nga ujërat dhe shume nga tunelet qe cojne ne Manhattan do te permbyten”. Ne fakt, territori me i famshem e i pasur i New York-ut eshte edhe ai me i rrezikuari. “Ngritja e nivelit te detit per shkak te ndryshimeve klimaterike mund ta lere Manhattan-in te ekspozuar ndaj permbytjeve gjate stuhive te medha”, thuhet ne studim. Megjithate, pasojat e ngrohjes globale nuk do te kursejne as pjesen tjeter te qytetit. Me tone pesimiste, raporti sinjalizon se deri ne 2020-ten, asgje s’do te mund te behet per te frenuar shkrirjen e akullnajave ne pole dhe ujërat perreth Manhattan-it dhe Long Island-it mund te ngrihen me 25 centimetra, ndersa ne 2050-ten, ky shtim i nivelit llogaritet te shkoje deri ne nje meter.
 

Top Channel