Ish-i Lohan “krijon” familje

18/11/2011 13:50

Ndërsa ish-e dashura e saj, Lindsay Lohan, është në telashe deri në fyt me drejtësinë, Samantha Ronson duket se po përjeton kohë të lumtura.

34-vjeçarja, e cila jeton duke punuar si di-xhej, u fotografua me të dashurën e saj të re, Erin Foster dhe mbesën e saj të fundit, duke shëtitur në Beverli Hills.

E veshur me xhinse të grisura dhe një bluzë të lirshme, Ronson dukej e përshtatur me stilin e saj rastësor në veshje dhe u kujdes për orë të tëra për të miturën si një “baba” i devotshëm.

Zërat se Ronson kishte formuar një lidhje me një femër tjetër nisën për herë të parë në shtator, por fillimisht u përgënjeshtruan. Megjithatë, lidhja e saj e re është konfirmuar në momentin më të keq të jetës së Lohan, e cila ndonëse nuk e pranon vetë, duket se vazhdon të vuajë ndarjen nga ish-i i saj edhe dy vjet më vonë.

24-vjeçarja Lohan e konsideron veten biseksuale, ndërsa Ronson është lesbike.

FOTO GALERI
1/6
Ish-i i Lohan, Ronson, ne park me te dashuren e re dhe mbesen

Top Channel