Breivik do vriste edhe tre politikanë

18/11/2011 22:00

Personi që ka pranuar vrasjen e 77 personave në muajin korrik në Norvegji, Anders Behring Breivik, kishte në plan të vriste tre liderë të Partisë Laburiste në pushtet.

Kështu bën të ditur një gazetë lokale. Breivik i tha policisë së kishte mësuar përmendësh një fjalim për ta lexuar para se t’i ekzekutonte ata, shkruan tabloidi “VG”.

Asnjë nga tre liderët, Gro Harlem Brundtland, Jonas Gahr Stoere dhe Eskil Pedersen, mbeti i lënduar nga sulmet e atentatorit. Policia po heton ndërkohë rrjedhjen e deklaratave të bëra nga Breivik gjatë marrjes në pyetjeve nga agjentët.

Më herët u raportua se i riu kishte ndërmend të vriste persona të caktuar, por kjo dyshohet se do të bëhej sapo ata të identifikoheshin.

Breivik ka pranuar se, teksa ishte veshur si oficer policie, kishte vendosur një makinë-bombë që shpërtheu pranë zyrave të qeverisë në kryeqytetin Oslo, që vrau tetë persona.

Më pas ai u drejtua për në ishullin Utoja, ku lëvizja rinore e Partisë Laburiste po zhvillonte një tubim veror dhe qëlloi për vdekje 69 persona.

Sulmet e tij, të cilat autori i argumentoi si “të nevojshme” për të mbrojtur Norvegjinë dhe Evropën nga myslimanizmi dhe multikultura, lanë edhe 151 të plagosur.


Gjyqi ndaj Breivik
, i cili në mesazhet e tij në rrjetet sociale kishte shprehur edhe prirje anti-shqiptare, nisi të hënën më 14 nëntor.

Top Channel