Binjakët e Carey në version “showbizz”

18/11/2011 13:00

Si binjakët e Mariah Carey, Maroccan dhe Monroe janë të destinuar që të jenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, sikur të mos mjaftonte vetëm fama e nënës së tyre këngëtare, Carey është duke bërë gjithashtu çfarë ka në dorë për të ekspozuar sa më shumë foshnjet e saj.

41-vjeçarja publikoi në një rrjet shoqëror fotografitë e bëra në pozicione të ndryshme me fëmijët, ku ata paraqiten të veshur me kostum apo duke lexuar libra, pavarësisht se janë vetëm në muajt e parë të jetës.

Gjithashtu, binjakët janë fotografuar duke u kapardisur në një kolltuk gjigant, gjatë një feste të organizuar posaçërisht për ta.

Nga ana e saj, Carey është shprehur se ka gjetur gëzimin më të madh në jetë, që kur “Zoti” e bekoi me një djalë e vajzë të mrekullueshme.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA