Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Ndërsa Nicole Scherzinger është duke përjetuar një sezon të lodhshëm pune, me këngët e albumit të saj të ri dhe ngarkesën e të qënit gjyqtare në “X-Factor” amerikan, ish-partneret e saj të “Pussycat dolls” janë duke bërë gjëra krejtësisht të ndryshme.
Jessica Sutta, njëra ndër pesë antaret e grupit që i bëri të famshme, u fotografua gjatë të enjtes duke u relaksuar në rrezet e diellit të plazheve të Majemit.
Sutta, e cila ka nisur karrierën si këngëtare solo, tregoi nga imazhet se vazhdon të ruajë ato linja të hajthshme, që e ndihmuan të pushtonte ekranet dhe zemrat e shumë fansave.
Duke shijuar të gjithë ditën pranë Oqeanit e duke u zhytur në ujë pavarësisht temperaturave jo shumë të larta, 29-vjeçarja dukej tërësisht e pashqetësuar nga dështimi i këngës së saj të fundit, “I wanna be bad”.
Me sa duket, ajo ka shumë se çfarë të mësojë Nicole, për kalimin e periudhave të vështira. Scherzinger, e cila i dha fund në tetor një marrëdhënie katër-vjeçare me pilotin e Formulës 1, Lewis Hamilton, ka pranuar se puna është shndërruar në mjetin e saj më të mirë për të mos menduar për ndarjen.
Top Channel