Nënshkrimi i Lennon-it, në ankand për 160 mijë USD

17/11/2011 17:40

Një pankartë e nënshkruar nga John Lennon “Bed Peace”, i ka kushtuar plot 160 mijë dollarë një fansi koleksionist.

Bëhet fjalë për një pankartë të cilën Lennon e ka bërë vetë teksa qëndronte në një hotel me bashkëshorten e tij, Yoko Ono në vitin 1969 në Montreal të Kanadasë, në kohën kur ai po organizonte protesta për paqe.

Pankarta u shit nga shtëpia e ankandeve “Christie” në Londër dhe oferta e fundit ka ardhur me telefon nga një blerës anonim i cili ka ofruar plotë 155 mijë e 600 dollarë.

Neil Roberts, drejtor i kulturës popullore në shtëpinë e ankandeve “Christie” në Londër, ka pohuar se më e mira nga “Beatles” ende nuk ka dalë.

“Sa i takon objekteve që ne posedojmë dua të përmend një letër të shkruar me dorë nga Sir Paul Mcartney e cila është zbuluar së fundmi”, ka deklaruar Roberts.

Ai nuk ka bërë me dije shumë detaje sa i takojnë kësaj çështjeje, por ka ftuar të apasionuarit pas objekteve të legjendarëve që kur të shpallet ankandi tjetër, të vijnë pasi ka shumë për të zbuluar!

Top Channel