Harper i vjedh “protagonizmin” nënës

17/11/2011 17:20

Harper Beckham i vodhi të gjithë protagonizmin nënës së saj të famshme, ndërsa u fotografuan në dalje të aeroportit të New York-ut, mbrëmjen e së mërkurës.

Vajza 4-muajshe është shndërruar në një magnet për “paparacët”, që tashmë rendin për të shkrepur foto pas saj, pa u interesuar shumë për çiftin e famshëm Beckham.

Pasi përballoi pa probleme udhëtimin e gjatë nga Europa, Harper u duk e përgjumur, në krahët e nënës së saj, në mbërritjen në tokën amerikane.

Ndonëse banesa e familjes Beckham në SHBA ndodhet në Los Anxhelos, Victoria pritej nga një limuzinë që e dërgoi në një prej hoteleve më shik të New York-ut. 37-vjeçarja vendosi të kalonte natën në metropolin e madh lindor, për të mos lodhur të bijën në një udhëtim të dytë të njëpasnjëshëm.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel