Britania kërcënohet nga recesioni

17/11/2011 00:00

Guvernatori i Bankës së Anglisë Sir Marvin King, ka paralajmëruar për
rrezikun në rritje të një recesioni të dytë në Britani vitin e ardhshëm.

Ne nje parashkim te zymte, ai deklaroi se do te kete nje ulje te rritmit te rritjes ekonomike per kete vit dhe per vitin e ardhshem. Sipas kryebankierit te Anglise, kriza e borxhit ne Eurozone ishte rreziku i vetem me i madhe per ekonomine britanike.Ky parashikim ndodh ne kohen kur eshte njoftuar se papunesia ne vend mbërriti ne shifren rekord te 2.6 milioneve, me e larta ne 17 vitet e fundit.

Analistet besojne se ky parashikim i zymte ka gjasa te coje ne nje injektim te nje shume tjeter prej 75 miliarde sterlinash ne ekonomine britanike shkurtin e ardhshem. Duke folur per krizen me te madhe financiare ne kontinent, Guvernatori i Bankes se Anglise, Sir Marvin King tha se “rruga drejt nje ekonomie te ekulibruar ne bote, do te jete e gjate dhe e veshtirë”.

Ne nje levizje qe ka gjasa te mos pritet mire te pakten ne France, Guvernatori i Bankes mbeshteti edhe ngurimin e Bankes Qendrore Evropiane per te shpetuar nga kriza vendet deficitare te Eurozones si Italia dhe Spanja, te cilat kane veshtiresi te medha per huamarrje nga sektori privat. Komentet e Guvernatorit te Bankes se Anglise per krizen ne Eurozone, pritet te kene rezonance edhe per faktin se Sir Marvin King, eshte nje figurat e medha globale ne boten bankare.

Top Channel