Ronnie Wood: Dua një jetë të shëndetshme

16/11/2011 11:10

Kitaristi dhe basisti i ‘Rolling Stones’, Ronnie Wood, ka theksuar se është i vendosur për të mos pirë më drogë apo alkool.

Pasi ka kaluar disa periudha rehabilitimi në tre vitet e fundit, muzikanti tha se tashmë kërkon një jetë të shëndetshme.

“Isha shndërruar në një pijanec për të ardhur keq. Më vinte inat me veten”, thekson rokeri.

“Edhe herë të tjera kam arritur të qëndroj “i pastër” për disa muaj, por problemi del kur ti mendon se gjithçka e ke nën kontroll. Në ato momente mendon se po të pish një gotë apo të drogohesh vetëm një herë nuk i rikthehesh vesit, por kjo nuk është e vërtetë. Gjithçka rinis nga e para kur e provon sërish drogën”, shton 64-vjeçari.

“Kam parë shumë miq të mi që e kanë pësuar keq dhe nuk dua të përfundoj si ata. Dua një jetë të shëndetshme”, përfundon Wood.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA