Rihanna vërshëllehet në Londër

16/11/2011 13:10

Rihanna u prit me vërshëllima të hënën në mbrëmje për shkak se u shfaq në skenën e O2 Arena të Londrës një orë me vonesë.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Fansat ishin shumë të mërzitur sepse pritën 55 minuta që Rihanna të dilte në skenë dhe kur më në fund filloi koncerti, performanca e saj ishte jo në lartësinë e duhur. Ajo nuk ishte aspak e motivuar.”

Rihanna pak kohë më parë ka anulluar edhe dy koncerte në Suedi për shkak se ishte e sëmurë me grip.

Top Channel