Pax Jolie-Pitt u duk shumë i trishtuar, ndërsa ishte duke u larguar nga vendi i tij i origjinës, Vietnami, disa ditë pas vizitës së parë të çiftit hollivudian në shtetin komunist pas katër vitesh.
7-vjeçari dëshironte të qëndronte më gjatë, ndërsa nëna e tij u fotografua duke u përpjekur që ta bindte të ngjitej në avion, për t’u rikthyer në SHBA.
I adoptuar nga një jetimore në Ho Shi Min në vitin 2007, Pax është një prej gjashtë fëmijeve të çiftit Pitt-Jolie dhe një prej tre të birësuarve.
Jolie ishte e vetme me gjashtë fëmijët në kthim, pasi Brad Pitt iu desh të largohej dy ditë më parë, për të prezantuar filmin e tij të ri në Korenë e Jugut. Ata kaluan një javë pushime në një resort turistik në Vietnam.
Pax ishte vetëm tre vjeç dhe kishte një emër tjetër, kur u birësua nga jetimorja.
Top Channel