Gallager i “Oasis”, lumë ofendimesh ndaj Holmes

16/11/2011 17:40

Këngatari i “Oasis”, Noel Gallager, shkarkoi një arsenal me ofendime ndaj aktores Katie Holmes, pasi mbeti i zhgënjyer nga një takim me të një javë më parë.

44-vjeçari dhe bashkëshortja e Tom Cruiz rastisën në një program televiziv amerikan, por ndërsa ai u ndje shumë i gëzuar për praninë e Holmes, kjo e fundit i rezervoi një qëndrim shumë të ftohtë, duke u shprehur tërësisht e painteresuar dhe duke i zgjatur me shumë vështirësi dorën.

”Ndërsa po shkoja për në studio për pak sa nuk u përplasa me atë shkencëtaren Holmes”, komentoi këngëtari i “Don’t look back in anger”, duke iu referuar besimit fetar të aktores, të quajtur “shkencologji”.

”Një prej miqve të mi ishte duke filmuar ngjarjen për faqen time personale në internet dhe arriti të kapte momentin. Më vonë, Holmes nisi një prej njerëzve të saj që të na kërkonte të fshinim sekuencën. Ishte një gjest idiot. E pabesueshme. Megjithatë, nuk e lamë Holmes të na prishte ditën. Në fakt, ishte një ditë vërtetë e bukur”.

Top Channel