Dita Ndërkombëtare e Tolerancës

16/11/2011 17:20

Organizata e Kombeve të Bashkuara celebron sot 15-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës.

Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nasir Abdulaiz al-Naser me anë të një komunikate vlerëson rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të diversitetit.

“Sfidat komplekse të njerëzimit kërkojnë angazhimin e të gjithë vendeve për të edukuar popujt e tyre e për të promovuar me edukim paqe e dialog”, thotë al-Naser.

Top Channel