Courtney Love nuk duron foton e Kurt Cobain

16/11/2011 12:30

Të shtunën në mbrëmje Courtney Love u zhvesh gjatë një koncerti të saj në Sao Paulo të Brazilit dhe lajmi bëri xhiron e botës.

Por nuk ishte vetëm striptizmi ai që spikati në këtë koncert. Një video e re është publikuar, ku Love shpalos një fjalor të ndyrë ndaj një pjesëtari të publikut që mbante në duar një foto të Kurt Cobain, ish-bashkëshortit të saj që vrau veten në vitin 1994.

“Nuk kam nevojë të shoh një foto të Kurt dhe do të të largoj nëse vazhdon ta ngresh atë gjë. Unë nuk jam Kurt Cobain. Më duhet të jetoj me këtë gjë, me fantazmën dhe fëmijën e tij çdo ditë. Nëse e ngre sërish atë foto do të të zhdëp në dru. Unë kam qenë e martuar me të dhe jo ti”, tha Courtney.

Pas kësaj, 47-vjeçarja u largua nga skena bashkë me grupin e saj duke sharë dhe duke ngritur gishtin e mesit.

Më pas, ajo është kthyer sërish pasi publiku po thërriste emrin e saj për ta bindur të vazhdonte koncertin e lënë në mes, koncert që vazhdoi me heqjen e bluzës dhe reçipetave.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel