Timberlake mban premtimin, del me ushtaraken

15/11/2011 20:00

Justin Timberlake mban fjalën e dhënë dhe shoqëron një oficere të lartë të ushtrisë amerikane në mbrëmjen festive të organizuar nga batalioni ku ajo bën pjesë.

Timberlake u shfaq përkrah korporales Kelsey De Santis në ballon e organizuar në Richmond të Virxhinias. Në faqen e tij të internetit, Timberlake e quajti një mbrëmje e këndshme dhe mjaft interesante.

Korporalja De Santis ftoi publikisht këngëtarin, nëpërmjet një videoje të hedhur që në muajin janar në Youtube, për ta shoqëruar atë në ballon festive të ushtrisë, që organizohet cdo vit në 12 nëntor në Virxhinia.

“E dija që do të ishte një mbrëmje e paharrueshme, dicka të cilën do të ndaj me shoqërinë time. Faleminderit korporale Kelsey De Santis, faleminderit që më ftove dhe faleminderit që je heroina ime”, thotë më tej Timberlake në faqen e tij zyrtare të internetit. 

FOTO GALERI
3/4
Timberlake në ballon e Marine Corps

Top Channel