Simfonia shqiptare ne Moskë

15/11/2011 23:32

“Oisosfonia” e kompozitorit të njohur Aleksandër Peci, u luajt në festivalin ndërkombetar “Vjeshta e Moskës” në Rusi.

Kjo është edhe hera e parë pas 55 vjetësh, që muzika simfonike shqiptare dëgjohet në një skenë moskovite. Vepra u dirigjua nga Sergei Tararin dhe u  luajt nga Orkestra e  Filharmonisë  Ruse  të Moskës.

Aleksandër Peci është i pari kompozitor shqiptar që merr pjesë në këtë festival të rëndësishëm të muzikës simfonike.

Kryetari i unionit të kompozitorëve të rusisë, Oleg Gallahov si dhe pianistja e njohur Ruse Nataliya Deeva, shprehën vlerësimin e tyre për muzikën e Pecit. Por edhe publiku i cili kishte mbushur sallën, e priti me ovacione pjesën e kompozitorit shqiptar, i cili së fundmi ka realizuar disa koncerte të suksesshme në skenat botërore.

Aleksandër Peci, i cili mban edhe titullin “Artist i Merituar”, është një nga kompozitorët më të njohur të muzikës shqiptare.

Top Channel