Ronaldinho drejt Panathinaikos

15/11/2011 20:15

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, Ronaldinho mund të transferohet tek Panathinaikosi në fund të këtij viti.

Princi i Arabisë Saudite, Al Saud, një blerës i mundshëm i klubit të famshëm grek, ka thënë se ish-lojtari i PSG, Barcelonës dhe Milanit do të firmosë një kontratë në 17 dhjetor 2012, ndërsa në arkat e Flamengos (klubit aktual të Ronaldinhos) do të shkojnë 30 milionë euro.

“Ronaldinho do të vijë në Athinë në 17 dhjetor për të firmosur për Panathinaikosin. Ai do të luajë në Greqi deri në sezonin 2013-2014”, u shpreh Vlassis Tsakas, zëdhënësi i princit Abdul-Aziz Al Saud.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga vetë lojtari, por duhet thënë që Ronaldinho kohët e fundit ka udhëtuar shpesh në Greqi, një vend për të cilin ka thënë se “i pëlqen shumë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA