Mick Jagger dhe Keith Richards, marrëdhënie dashuri-urrejtje

15/11/2011 21:00

Bashkëjetesa e gjatë e grupeve të rock-ut ka vërtetuar se jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë mes anëtarëve të bandës.

Keith Richards, kitaristi i ‘Rolling Stones’, ka rrëfyer për ‘The Guardian’ marrëdhënien me vokalistin Mick Jagger

“Ne jemi si vëllezër. Ka raste që e duam njëri-tjetrin, ka raste që e urrejme, por ka edhe raste kur nuk duam t’ia dimë fare për njëri-tjetrin. Asnjë bandë muzikore nuk është si një familje e lumtur. Unë dhe Mick jemi zënë gjithë kohën si macja me miun”, tha Richards.

Përsa i përket aspektit profesional, kitaristi theksoi se duhet të jesh i kujdesshëm me këngëtarin sepse “ai është si Maria Callas”.

“Mick ka një sjellje prej dive. Do që gjithmonë t’i dalë e vetja dhe ne të tjerët duhet të bëjmë muzikë pa e mërzitur divën”, shtoi Richards.

Top Channel