Merkel: Të ndryshojë traktati i BE-së

15/11/2011 21:40

Për kancelaren gjermane, Angela Merkel, kriza e borxhit mund të jetë një prej momenteve më të veshtira të Europes që prej Luftes së Dyte Botërore.

Traktatet e Bashkimit Europian duhen rishikuar në menyrë të tillë që të krijohet një union më i rreptë politikisht, duke përfshire masa detyruese për vendet antare që shkelin rregullat e disiplinës fiskale dhe sanksione automatike për to, deri edhe mundësia e nxjerrjes në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Duhet të zhvillojmë një strukturë më të fortë për BE-në, tha Merkel përpara antarëve të partisë së saj konservatore të mbledhur në kongresin e përvitshëm në qytetin e Laipcigut.

“Europa përballet me një moment të vështire, mbase më të vështirin që prej Luftes së Dytë Botërore. Duhet ta kemi të qartë të gjithe se nuk duhet ta inkurajojme një gjë të tillë. Në 2008-tën, arritëm ta kapërcenim krizën financiare me moton “Gjermania duhet të dalë nga kriza më e fuqishme se ç`ishte kur hyri”. Tani, duhet të arrijmë ta nxjerrim Europen më të fortë nga kriza e saj”, deklaroi Merkel.

Ndërkohë, Unioni Kristiandemokrat i dha kancelares mbeshtetjen e plote për kursin e saj në politikën europiane. Rreth 1.000 delegatë u shprehën pothuajse njëzëri pro kerkeses se kryesisë së partisë, ku kristiandemokratët pretendojne ndryshimin e marrëveshjeve europiane dhe sanksione më të ashpra kur shkelen kriteret e stabilitetit të euros.

Në rast se një vend nuk ka vullnet ose nuk është në gjendje t’u përmbahet rregullave, atëherë duhet të jetë i mundur përjashtimi nga Eurozona pa qene nevoja e largimit nga blloku europian. Delegatët votuan me shumicë absolute edhe për futjen e një page minimale për sektorët pa marrëveshje kolektive në Gjermani.

Top Channel