KLD, rrokadë në instancat gjyqësore

14/11/2011 18:35

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e radhës, delegoi në detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, zotin Alaudin Malaj, deri në përfundimin e procedurave për emërimin e kryetarit të kësaj gjykate.

KLD largoi nga kjo detyrë zotin Metush Saraci, të cilit i kishte mbaruar mandati për drejtimin e gjykatës së shkallës së dytë më të rëndësishme në vend.

Gjithashtu, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, lidhur me humbjen e disa provave materiale, në Gjykatën e Krimeve të Rënda iu revokua vendi si kryetare e kësaj gjykate Etleva Dedes.

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi hoqi dorë nga kërkesa e tij për procedim disiplinor. Në këtë funksion u delegua përkohësisht gjyqtari Sandër Simoni.

Ekspertët e kriminalistikës kthyen javën e kaluar përgjigjen e tyre për dy gjurmë gishtash të zbuluara në dhomën ku mbahen provat materiale, duke zgjeruar rrethin e personave të dyshuar për vjedhjen.


Skandali në fjalë
mund të marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi ka dyshime se krahas shumave prej 50 mijë lekësh dhe 300 eurosh, mund të jenë marrë edhe prova të tjera materiale.

Top Channel