‘Immortals’ kryeson në box-office në Amerikë

14/11/2011 17:25

Filmi aksion “Immortals” gjendet në vendin e parë në “box office” në Amerikë. Ai ka mundur të arkëtojë 32 milionë dollarë në vetëm një fundjavë duke tejkaluar pritshmëritë e producentëve të tij, të cilët prisnin që filmi të ishte i suksesshëm, por jo që të kryesonte në box-office.

Kështu, “Immortals” ka larguar nga froni filmin e animuar “Maçoku me çizme”, që nga ana tjetër, përgjatë dy javëve kishte tejkaluar komedinë “Jack and Jill”, ku luan i famshmi Adam Sandler dhe Katie Holmes.

Kjo komedi, aktualisht pozicionohet në vend të dytë me 26 milionë dollarë të arkëtuara, ndërsa filmi i animuar “Maçoku me çizme” ka zbritur në vendin e tretë, me 25.5 milionë dollarë të arkëtuara me gjithë promocionin e madh që i është bërë.

Top Channel