Spoti “i nxehtë” i partisë së Putin

13/11/2011 18:15

Partia e kryeministrit rus Vladimir Putin, ka pësuar rënie në elektorat, sipas sondazheve të fundit, kjo për shkak të një spoti publicitar që cilësohet mjaft erotik.

Rusia ndodhet në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit. Të gjitha partitë pjesëmarrëse në garë, kanë lëshuar në televizonet ruse spotet e tyre në kërkim të maksimizimit të votave.

Por  një spot “i nxehtë” i partisë së Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, duket se më shumë po ul mbështetjen popullore, sa  po kryen funksionin për të cilin është realizuar.

Spoti improvizon një qendër votimi, ku shfaqet një vajzë e veshur në mënyrë provokuese. Në qendrën e votimit hyn një djalë i ri i cili shoqëron vajzën për në dhomën e fshehtë të votimit. Por ajo që “nxeh” më shumë spotin është mbyllja me shkrimin “ta bëjmë së bashku…”

Top Channel