Sokol Balla diskuton me studentët e gazetarisë

13/11/2011 00:00

Gjatë Panairit të librit gazetari dhe analisti, Sokol Balla ka zhvilluar një diskutim me studentë të gazetarisë së Universitetit të Tiranës dhe atij Europian të Tiranës mbi librin e tij më të fundit “Fjala e lirë, sfidë europiane”, së bashku me botuesin Henri Cili.

Një botim gazetaresk, sic e ka quajtur vetë autori. Diskutimi është zhvilluar në baze të pyetjeve të studentëve.
                                                                                                            
Sipas kritikëve, libri i Ballës nxjerr në pah nevojën e konsiderimit të lirisë së shtypit në Shqipëri, përtej problemeve klasike që ka patur dhe ende ka media vendase.

“Fjala e lirë, sfidë europiane” përmban edhe kritika nga raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes në Shqiperi. Libri prek mes te tjerash edhe cështje, probleme e skandale që kanë ndodhur në vend, të cilat janë trajtuar mediatikisht.

Pas diskutimit, Z. Balla, autor i disa librave, ndaloi në stendën e “Mapo Editions” për të dhënë autografe për librin e tij të parafundit “33’.

Top Channel