Një vjeshtë e bukur për familjen Hannagan

13/11/2011 14:45

Një prej fëmijeve të lindur të famshëm si pjesë e çifteve të Hollivudit, Satyana Hannagan vërtetoi se ka marrë shumë nga genet artistike të nënës së saj.

Dy-vjeçarja, vajza e Alyson Hannigan, e bërë e famshme me rolin e “Michele” tek “American Pie”, u fotografua në një shëtirje me nënën e saj duke bërë disa gjeste të shkëlqyera teatrale.

Një protagoniste edhe në serialin “Buffy, the Vampire Slayer”, Alyson u shoqërua në ecjen në Los Anxhelos edhe nga bashkëshorti i saj, Alex Denisof, i bërë i njohur nëpërmjet televizionit.

Së fundmi, çifti festoi përvjetorin e tetë të martesës, ndërsa duken si më të lumtur se kurrë së bashku.

Top Channel