Obama, në anijen ku “u varros” Bin Laden

12/11/2011 18:05

Presidenti amerikan Barack Obama e ka ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Miciganit dhe Karolinës së Veriut nga bordi i aeroplanmbajtëses “Carl-Vinson”.

Por anija luftarake në fjalë ka një karakteristikë të vecantë, në të u zhvillua ceremonia mortore e Osama bin Laden, trupi i të cilit u hodh në det.

““Carl-Vinson” ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në konfliktet që erdhën pas sulmeve të 11 shtatorit”, ka deklaruar Obama.

Sipas tij, pikërisht nga kjo anije u nis një nga ofensivat e para kundër Irakut dhe sulmi për kapjen, por që përfundoi me vrasjen, e kryeterroristit.

Osama bin Laden ishte kreu i padiskutueshëm i Al Kaedës, derisa u vra më 2 maj të 2011-ës. Shpërblimi i vendosur nga Uashingtoni mbi kokën e tij ishte 25 milionë euro.

Ai u qëllua nga një njësi komandosh elitë të ushtrisë amerikane, në rezidencën e tij në Abotabad të Pakistanit, që ndodhej fare pranë një akademie ushtarake.

Ky fakt bëri që të ftoheshin ndjeshëm marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u shprehën të habitura se si asnjë oficer i akadmisë nuk kishte pikasur rezidencën e Bin Laden, që ruhej me roje dhe tela me gjemba.

Top Channel