Një patrullë karabinieresh ka arrestuar në Rome një shtetas shqiptar
31-vjeçar, të konsideruar si një prej skafistëve të tragjedisë së 9
Janarit të vitit 2004, kur në kanalin e Otrantos humbën jetën 21 persona
që udhëtonin drejt Italisë.
Komanda provinciale e karabinierëve të Romës konfirmoi për Top Channel se bëhet fjalë për Altin Belulaj, i lindur në Vlorë me 29 qershor të vitit 1980. Ka qenë vetëm 24 vjeç kur ka marrë pjesë në organizimin e udhëtimit, të paguar rreth 1500 euro nga secili person e që përfundoi në mënyrë tragjike.
Gjatë një kontrolli rutine shtetasi shqiptar kishte paraqitur dokumenta te rreme, por nje verifikim i shenjave te gishterinjve beri qe te zbulohet e shkuara e tij. I denuar ne atdhe me 20 vjet burgim per nje nga ngjarjet me te renda e te dhimbshme te emigracionit shqiptar, ai kerkohej qe ne vitin 2005.
Me 5 dhjetor te vitit 2007 ne qytetin e Pratos, ne Toskane, policia pati arrestuar nje tjeter prej pergjegjesve kryesore te fatkeqesise se 9 janarit. Ishte Nazmi Hykaj, i denuar ne Shqiperi me 25 vjet burgim.
Top Channel