Spanjë, ekonomia rritje zero

11/11/2011 18:40

Ekonomia spanjolle regjistroi zero rritje në tremujorin e tretë të vitit, tregojnë të dhënat e fundit statistikore të vendit.

Arritjet mes korrikut dhe shtatorit ishin të pandryshueshme krahasuar me tremujorët e mëparshëm dhe vetëm 0.8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Mungesa e rritjes vjen pas një rritjeje prej 0.2 për qind të regjistruar në tremujorin e mëparshëm, njofton zyra spanjolle e statistikave.

Shpenzimet e brendshme vazhduan kontraktimin, edhe pse kjo u shoqërua me një rritje të lehtë të kërkesës për eksporte.

Edhe pse në javët e fundit vendi iberik është mbuluar nga hija e Italisë, tregjet financiare ndërkombëtare vazhdojnë të shprehin shqetësim lidhur me aftësinë e qeverisë spanjolle për të vendosë nën kontroll borxhin përballë një ekonomie të dobët.

Qeveria po përballet me një papunësi që ka kapur kuotën prej 22 për qind, që do të thotë më pak të ardhura nga taksat dhe më shumë rroga për të paguar.

Kostoja e marrjes së huave nga Spanja është rritur gjithashtu ndjeshëm në dy muajt e fundit, njofton zyra lokale e statistikave.

Kostoja e qeverisë për të marrë hua për 10 vjet arriti në 5.9 për qind të enjten, 5 për qind më shumë se në tetor, edhe pse ra lehtshëm paraditen e së premtes.

Top Channel